Beschreibung
Kush ishte Njeriu?
Cili ishte Mesazhi?
Ai është quajtur “libri më i keqkuptuar në histori”.
Luftra janë luftuar në emër të tij, skandale janë përshkallëzuar prej tij, politikat kanë marrë dhe rimarrë formë sipas fjalës së tij. Teologët e kanë mbrojtur dhe e kanë sharë atë. Skeptikët kanë bërë po të njëjtën gjë. Nëse je një anëtar tipik i racës njerëzore, ti shpesh je hutuar nga gjithë “buja” që ka rrethuar Biblën. Mbetet pyetja: “Çfarë thotë ajo në të vërtetë?”.
Këtu kemi një libër që shpjegon qartësisht dhe logjikisht temat më të mëdha biblike. Në vend që të fokusohet tek një pjesë dhe të humbasë tërësinë e saj, autori lidh së bashku në mënyrë kronologjike gjithë tekstin në një dramë madhështore universale, duke i parë ngjarjet nga këndvështrimi i atyre që e përjetuan historinë duke e bërë atë. Rezultatet ndonjëherë janë komikë, ndonjëherë të frikshëm, por gjithmonë të vërtetë ndaj qëllimit të tekstit.
Kur ju ta përfundoni atë së lexuari, ju mund ta gjeni veten duke e besuar “Librin” si asnjëherë më parë. Ose mund të vendosni për të kundërtën. Përqasja objektive e autorit e lë këtë vendim në dorën tuaj.
“Megjithëse kam shkuar në kishë për më shumë se 30 vjet, Bibla nuk ka pasur kurrë kuptim për mua. Ajo ishte thjesht një grusht historish pa lidhje me njëra-tjetrën. Tani, e gjithë Bibla është një e tërë në një mënyrë të qartë, logjike. Ajo është vërtet e jashtëzakonshme.”